Shfaqen fotot e para të modelit Nokia 6

Mobile

Shfaqen fotot e para të modelit Nokia 6

Më: 8 janar 2018 Në ora: 16:08
Ilustrim

Siç është njoftuar më herët, Nokia së shpejti do të prezantojë një model që do të quhet Nokia 6 (2018).

Tani janë shfaqur fotot e para të kësaj pajisjeje, të cilat zbulojnë se Nokia ka ulur ndjeshëm skajet rreth ekranit.

Gjithashtu, modeli i ri do të jetë më i shkurtër se pararendësi i vitit të kaluar, por do të ketë sensorin e gjurmëve të gishtave në pjesën e prapme.

Çmimi i pajisjes ende nuk dihet, por pritet të jetë i ngjashëm me modelin e vitit të kaluar dhe ndoshta nuk do të kalojë 250 euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat