I shpërthen iPhone në dorë, evakuohet dyqani i Apple

Mobile

I shpërthen iPhone në dorë, evakuohet dyqani i Apple

Më: 9 janar 2018 Në ora: 17:53
Iphone

Rreth 50 persona janë nxjerrë me shpejtësi nga një dyqan i autorizuar i kompanisë Apple në Cyrih të Zvicrës për shkak të shpërthimit të një baterie të një iPhone brenda dyqanit, incident që la të lënduar një punëtor të dyqanit.

Siç njofton agjencia zvicerane e lajmeve ATS, përveç punëtorit, ndihmë mjekësore kanë kërkuar edhe shtatë persona të tjerë që kishin qenë klientë në lokal. Ata u transportuan në spital me probleme në frymëmarrje nga tymi që kaploi hapësirën.

Ende nuk janë qartësuar plotësisht arsyet e shpërthimit, por bëhet e ditur që ai ka ndodhur kur punëtori i lënduar po ia ndërronte baterinë një telefoni. Për këtë arsye, besohet që shkaktar i shpërthimit të ketë qenë bateria e tejnxehur.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat