Samsung, model të veçantë Note 8 për Lojërat Olimpike

Mobile

Samsung, model të veçantë Note 8 për Lojërat Olimpike

Më: 18 janar 2018 Në ora: 08:14
Samsung publikoi telefonin të martën, duke thënë se do u jepet rreth 4 mijë atletëve dhe zyrtarëve olimpikë

Atletët e të gjithë botës po përgatiten për Lojërat Dimërore Olimpike 2018 që nisin në 9 shkurt në Pyeongchang të Koresë së Jugut.

Por ka dhe një lajm tjetër të bukur për ta, sipas faqes CNet, Samsung, kompania koreanojugore do tu dhurojë të gjithëve nga një Samsung Galaxy Note 8, me edicionin e veçantë të lojërave.

Samsung publikoi telefonin të martën, duke thënë se do u jepet rreth 4 mijë atletëve dhe zyrtarëve olimpikë. Ikona e unazave Olimpike janë në pjesën e pasme të telefonit.

“Jemi krenar të promovojmë edicionin e veçantë për Lojërat Olimpike të Penianit 2018 për të gjithë atletët në përpjekje për t’i ndihmuar ata të jenë online, të kapin dhe të shpërndajne momentet e paharueshme të jetëve të tyre”, tha Younghee Lee, zv.shefi ekzekutiv i Samsung Electronics.

Më herët kompania ka bërë një model të veçatë për lojërat olimpike të 2016 me Galaxy S7 Edge.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat