HTC zbret çmimin e HTC U11

Mobile

HTC zbret çmimin e HTC U11

Më: 2 shkurt 2018 Në ora: 11:03
HTC U11

HTC U12 nuk po debuton në Mobile World Congress këtë muaj dhe tani HTC po zbret koston e modelit të saj të fundit, HTC U11 në SHBA.

HTC po zvogëlon çmimin e HTC U11 në SHBA për 100 dollarë sepse duket se pajisja është 100 dollarë jashtë rangut të rivalëve të kohës. Modeli 64GB tani është 549 $ në vend të 649 $ dhe variant me 128GB është tani 629 $ në vend të 729 $. HTC po e ofron telefonin e saj me këtë çmim më të ulët deri më 22 shkurt.

Për të gjithë ata që mund të kenë harruar, telefoni vjen me një ekran Super LCD 5.5 inç me një rezolucion QHD prej 2560 x 1440 pikselëve. Pajisja është mundësuar nga procesori Qualcomm Snapdragon 835, bashkë me 4GB RAM.

Opsionet e memories përfshijnë ato me 64GB dhe 128GB dhe kamerat e përparme dhe të pasme. Në pjesën e përparme të pajisjes ka një kamerë me 16 megapiksel për Selfie dhe në anën e pasme ka një opsion 12 megapiksel për foto dhe video.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat