Smartfonët zëvendësojnë kujdestarët për të moshuarit

Mobile

Smartfonët zëvendësojnë kujdestarët për të moshuarit

Më: 28 shkurt 2018 Në ora: 22:43
Telefona te mençur

Smartfoni mund të lehtësojë së shpejti mbajtjen në shtëpi të të moshuarve duke paralajmëruar të afërmit apo personelin mjekësor për çdo anomali duke përshirë këtu dhe një rrëzim të mundshëm.

Kjo është sfida e shumë prodhuesve, që kanë përfituar nga Kongresi Botëror i Telefonisë së Lëvizshme (MWC) organizuar në Barcelonë për të prezantuar risitë e fundit.

Parimi është i thjeshtë dhe më pak i kushtueshëm sesa mbikëqyrja me kamera apo me kujdestarë, që përfshin në disa raste mobilizimin 24 orë në 24 të personave për të monitoruar videot.

Bëhet fjalë për pajisjen e shtëpive me një bateri me sensorë të aftë për të dërguar alarme nëpërmjet një aplikimi.

“Gjenerata e “babyboomers” duke arritur maturinë përbën një segment shumë të rëndësishëm të tregut”, nënvizoi specialistja e sektorit, Laurie Orlov duke shtuar se ulja e çmimeve të sensorëve rrit gjithashtu tendencën.

Kompania e re londineze “Voltaware” ka zhvilluar gjithashtu një sistem që funksionon në sajë të vendosjes së një sensori në automatin e shtëpisë. Ky i fundit transmeton të dhënat e konsumit elektrik nëpërmjet wifi-së deri tek serveri i kompanisë, që i analizon.

Nëse një person i moshuar nuk ngrihet në mëngjes dhe nuk ndez makinën e kafes, ndryshe nga zakonet e tij, sistemi detekton mungesën e aktivitetit. Një i afërm mund të lajmërohet me SMS.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat