Nokia 5233 shkaktar i vdekjes së vajzës tinejxhere në Indi?

Mobile

Nokia 5233 shkaktar i vdekjes së vajzës tinejxhere në Indi?

Më: 1 prill 2018 Në ora: 11:27
Nokia 5233

Një vajzë tinejxhere ka ndërruar jetë pasi telefoni i saj i menjëhershëm shpërtheu papritur, gjatë mbushjes me rrymë.

Uma Oram, një 18-vjeçare nga Kheriakani në Indi po e përdorte telefonin për të folur me një të afërm përderisa telefoni ishte duke u mbushur kur ndodhi incidenti, njoftoi Metro.

Shpërthimi shkaktoi lëndime në gjoksin, dorën dhe këmbën e Oramit, duke shkaktuar që ajo të binte pa vetëdije. Ajo u dërgua në spital, ku më vonë u deklarua e vdekur për shkak të lëndimeve të marrura nga incidenti.

“Telefoni ishte vënë në ngarkim me rrymë kur ajo filloi të fliste me një të afërm, bateria e saj shpërtheu papritmas, para se të dinim se çfarë ndodhi saktësisht, Uma ra pa vetëdije dhe u shpall e vdekur në spital”.

Oram tha se telefoni në fjalë ishte një HMD Nokia 3310, edhe pse fotot e telefonit i cili shpërtheu tregojnë se duket më shumë si një Nokia 5233.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat