Janë zbuluar specifikat e telefonit më të ri J7 Duo të gjigantit të teknologjisë, Samsung.
Pajisja e re do të vijë me ekran Super AMOLED, kamerën kryesore të dyfishtë, sistemin operativ më të fundit dhe do të ofrojë mbështetje për rrjetin 4G.
Ekrani 5.5-inç Super AMOLED me rezolucion HD nënkupton që telefoni i ri do të ketë raportin standard të ekranit 16:9. Kamera kryesore e dyfishtë e ngjashme sikur e Galaxy C7 (2017) – 13 + 5 megapikselë.
Procesori me tetë bërthama dhe shpejtësi prej 1.6 GHz është ai i vitit të kaluar Exynos 7870, në kombinim me grafikën Mali T830. Sistemi operativ është listuar si Android Oreo 8.0, që nënkupton se Galaxy J7 Duo do të ketë ndërfaqen e përdoruesit më të fundit Samsung Experience 9.0.
Kapaciteti i baterisë së Galaxy J7 Duo është 3,000 mAh. Po ashtu, telefoni i ri mund të ofrojë baterinë e zëvendësueshme, duke ju lënë mundësinë që të rrisni kapacitetin e baterisë kur të doni.
Gjithashtu, Samsung Galaxy J7 Duo do të lansohet gjatë këtij muaji dhe do të jetë në dispozicion me ngjyrë të zezë, të kaltër dhe ari.