Së shpejti do të publikohet iPhone SE i përditësuar?

Mobile

Së shpejti do të publikohet iPhone SE i përditësuar?

Më: 19 prill 2018 Në ora: 13:15
iPhone SE

Këtë vjeshtë pritet ardhja e modeleve të reja të kompanisë Apple dhe disa prej tyre mund të vijnë më herët se sa që është pritur.

Mediat raportojnë për numrat e modeleve A1920, A1921, A1984, A2097, A2098, A2099, A2101, A2103, A2104, A2105 i A2106. 

Apple do të prezantojë telefonat e ri në ngjarjen e shtatorit, ku priten tri modele premium, përfshirë dy telefona OLED dhe një me ekran LCD, transmeton KosovaPress.  

Por, çështja më e madhe është nëse kompania është duke planifikuar të publikojë modelin e përditësuar të iPhone SE, i cili me siguri se nuk do të presë shtatorin.

Analisti Ming-Chi Kuo thotë se nëse do të publikohet, iPhone SE 2 do të ketë më pak përmirësime të harduerit. 

Disa raporte sugjerojnë se iPhone SE i ri do të prodhohet në Indi. Vetë Apple nuk ka dhënë kurrfarë informacionesh për pasuesin potencial të iPhone SE dhe tash për tash nuk është e qartë nëse kompania planifikon edhe publikimin e tij zyrtar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat