Nokia X6 vjen javën e ardhshme

Mobile

Nokia X6 vjen javën e ardhshme

Më: 29 prill 2018 Në ora: 18:32
Nokia X6

Telefoni Nokia X6 do të prezantohet zyrtarisht brenda disa ditëve në Kinë dhe tani kemi render të pajisjeve që na japin një ide më të mirë për atë që mund të presim nga modeli më i ri.

Duke gjykuar nga fotot, kjo është një pajisje e pastër dhe harmonike, megjithëse është një telefon buxhetor me karakteristika më modeste. Telefoni ka një prerje në ekran, si dhe një kornizë të hollë në pjesën e poshtme, në këndin e djathtë të së cilës është logoja e Nokia-s.

Telefoni ka ekran 5.8-inç, me rezolucion 2280 x 1080piksel. Versioni bazë i telefonit përdor çipin MediaTek Helio P60, ndërsa versioni i përditësuar përdor procesorin Qualcomm Snapdragon 636.

Të dyja versionet do të furnizohen nga bateria 3300mAh, 4GB dhe 6GB RAM, ose 64GB dhe 128GB hapësirë ruajtëse.

Sensori për gjurmët e gishtave do të vendoset në anën e pasme të telefonit, si dhe një sistem me dy kamera që janë pozicionuar vertikalisht. Ekziston edhe një port USB Type-C dhe një lidhës 3.5mm.

Nokia X6 përdor sistemin operativ Android Oreo 8.1 dhe në Kinë do të shitet me çmim rreth 250 dollarë për versionin bazë dhe rreth 285 dollarë për versionin e avancuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat