Arrin Xiaomi i ri me “dhëmbë”

Mobile

Arrin Xiaomi i ri me “dhëmbë”

Më: 30 maj 2018 Në ora: 13:37
Xiaomi

Edhe kompania kineze Xiaomi është duke përcjellë trendin më të ri në sektorin e telefonave, gjë e cila tregon për modelin e tij më të ri të mençur që në krye ka një “dhëmbë”.

Pajisja me kodin M1805D1SE duket se do të jetë Xiaomi Redmi Note 6 ose madje edhe Redmi 6.

Telefoni ka ekran 5,84 inç me rezolucion 2280 x 1080 piksel dhe tetë bërthama me takt pune prej 2GHz.  Ka kamerë të dyfishtë prej 12 megapiksel dhe kamerë për selfi të integruar në “dhëmbë” me sensor prej 5 MP.

Pajisja do të ketë 2- 4GB RAM memorie, 16, 32 dhe 64GB memorie të brendshme, si dhe sistem operativ Android 8.1 Oreo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat