Honor 10 vjen në version më të fuqishëm

Mobile

Honor 10 vjen në version më të fuqishëm

Më: 3 korrik 2018 Në ora: 18:42
Honor 10

Honor 10 me 6GB RAM u prezantua në maj, dhe tani ka debutuar në Kinë me një version edhe më të fuqishëm.

Ky është modeli Honor 10 GT, i cili vjen me 8GB RAM dhe shitja e tij nis nga data 24 korrik. Telefoni vjen gjithashtu me Turbo GPU të fundit, si dhe përditësimin e Night Mode

Përveç për zgjerimin e memories, pjesa tjetër e tipareve të telefonit është identike me modelin standard Honor 10.

Gjatë prezantimit u theksua se përditësimi GPU Turbo rrit performancën deri në 60%, ndërsa në të njëjtën kohë redukton konsumin e baterisë me 30 për qind. Përveç kësaj, Mali-G72 MP12 GPU do të jetë në gjendje të përpunojë imazhet në Night Mode, për të arritur nivelet e modeleve P20 dhe P20 Pro.

Çmimi i Honor 10 GT nuk është publikuar, por pritet të jetë më i lartë se versionet standarde. Honor 10 prej 6GB është shitur për 450 euro.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat