Huawei Mate 20 Lite vjen me Kirin 710 dhe 4 kamera

Mobile

Huawei Mate 20 Lite vjen me Kirin 710 dhe 4 kamera

Më: 2 shtator 2018 Në ora: 07:59
Android Authority

Kompania e njohur kineze, Huawei, do të prezantojë smartfonët e rinj të avancuar e të shumëpritur - Mate 20 dhe Mate 20 pro, përmes një ngjarje ekskluzive në Londër muajin e ardhshëm.

Megjithatë, për ata që nuk iu prite, kjo kompani ka zbuluar smartfonin e ngjashëm por më të lirë – Mate 20 Lite, në panairin e teknologjisë IFA 2018.

Huawei Mate 20 Lite vjen me ekran 6.3-inç FullHD+, procesor Kirin 710, 4 GB RAM memorie dhe 64 GB memorie të brendshme me mundësi zgjerimi.

Gjithashtu, Mate 20 Lite vjen edhe me kamerën kryesore të dyfishtë prej 20+2 megapikselë dhe atë të përparme të dyfishtë prej 24+2 megapikselë, si dhe do të punojë me baterinë prej 3,750 mAh. Sa i përket çmimit, Huawei Mate 20 Lite në Britani të Madhe kushton 379 funte (rreth 420 euro).

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat