Huawei prezantoi dy telefonë Honor

Mobile

Huawei prezantoi dy telefonë Honor

Më: 6 shtator 2018 Në ora: 18:02
Huawei

Huawei prezantoi ditën e Mërkure dy telefonë të rinj Honor, 8X dhe 8X Max.

Telefonët vinë me ekran 6.5-inç dhe 7.12-inç respektivisht. Edhe paraardhësi Honor 7X kishte ekran të madh por lehtësisht të menaxhueshëm prej 5.93-inç.

8X dhe 8X Max përdorin raporte ekrani të gjëra që do thotë se janë më të gjatë sesa një telefon normal.

Një tjetër tipar i dukshëm i tyre është “notch” i ndryshëm në secilin prej telefonëve. Modeli 8X ka një notch trapezoid tradicional ndërsa “notch” i 8X Max është shumë më i vogël.

Në brendësi 8X vjen me procesor Kirin 710 ndërsa 8X Max me Snapdragon 636. Gjithashtu modeli më i vogël ka kamera dhe ekran me rezolucion më të lartë.

8X ka 6GB RAM ndërsa 8X Max 4GB. Favori i Max është tek bateria prej 5,000 mAh.

Telefonët do të shiten afro 200 dollarëve. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat