Telefoni i parë i palosshëm Samsung Galaxy vjen deri në fund të vitit

Mobile

Telefoni i parë i palosshëm Samsung Galaxy vjen deri në fund të vitit

Më: 9 shtator 2018 Në ora: 18:55
Pajisja do të prezantohet gjatë konferencës së zhvilluesve Samsung në San Francisko në dhjetor.

Samsung më në fund ka konfirmuar thashethemet që kanë qarkulluar për vite me radhë – telefoni i mençur i fundit fleksibël i tyre po vjen me të vërtetë në treg dhe do ta shohim në fund të këtij viti.

Kjo u konfirmua nga drejtori i departamentit për mobil Dj Koh, duke thënë se pajisja revolucionare do të paraqitet në fund të vitit, ndërsa kopjet e para do të arrijnë në duart e konsumatorëve në 2019.

Pajisja do të prezantohet gjatë konferencës së zhvilluesve Samsung në San Francisko në dhjetor.

Samsung ka konfirmuar tashmë disa herë se po punon në pajisjen prototip të pajisjes me palosje, por ende nuk dihet emri i tij zyrtar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat