Ju ka humbur gjë? Pyesni… Samsungun!

Mobile

Ju ka humbur gjë? Pyesni… Samsungun!

Më: 14 shtator 2018 Në ora: 14:50
Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS.

 Kompania Samsung do të hedhë në treg në Shtetet e Bashkuara të Amerikës një pajisje të vogël që ndihmon njerëzit të mos humbasin objektet e tyre, theksoi kompania në një deklaratë për shtyp.

SmartThings Tracker është një lidhje përmes rrjetit Lte dhe mund të jetë i lidhur me një kabëll tek një çantë, valixhe ose me çelësat e shtëpisë, por edhe në qafën e një kafshe shtëpiake duke monitoruar gjurmët përmes sistemit GPS.

Lëvizjet dhe pozicioni i objektit nën vëzhgim monitorohet në kohë reale nëpërmjet aplikacionit SmartThings për Android dhe iOS.

Është gjithashtu e mundur të përcaktojë një zonë specifike jashtë të cilës pajisja dërgon një sinjal akustik.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat