Razer ka filluar dërgimin e ftesave përmes së cilave paralajmëron se së shpejti do të mbajë një ngjarje. Në këtë ngjarje, kompania pritet të lansojë pasardhësin e Razer Phonet.
Sipas një fotografie të publikuar në të cilën shihet ftesa e kompanisë, shihet më 10 tetor kompania do të mbajë një ngjarje në Hollywood ku do të lansojë pasaardhësinë e Razer Phonet – Razer Phone 2.
Muaji tetor duket se do të jetë muaji lansimit edhe të pajisjeve të kompanive tjera, si për shembull: LG V40 pritet të lansohet më datën 4, Huawei Mate 20 në datën 16 si dhe Google Pixel 3 më datën 9 dhe pas tij, Razer Phone 2 më datën 10.