Myshketa në koncertin për shenjtërimin e Nënës Terezë

Muzikë

Myshketa në koncertin për shenjtërimin e Nënës Terezë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 08:50
Gëzim Myshketa

Baritoni shqiptar Gëzim Myshketa i është bashkëngjitur koncertit të madh humanitar të Vatikanit që do të prezantohet me rastin e shenjtërimit të Nënës Terezë, më 3 shtator.

Gëzim Myshketa ka bërë të ditur për KultPlus për pjesëmarrjen e tij në këtë koncert, ku fokusi është te interperetimi i Himnit të Nënës Tereze, që do të këndohet nga sopranoja e famshme shqiptare Inva Mula.

Artisti tjetër që do të performojë në Vatikan është violinisti shqiptar Shkëlezen Doli. Mirëpo, Dijana Toska, organizatorja e këtij koncerti ka thënë se lista e artistëve është shumë e madhe dhe dita ditës po merr formë. Ajo ka shtuar se së shpejti do të bëhet i ditur komplet programi i këtij koncerti.

“Jemi në përfundim e sipër të programit të këtij koncerti që do të përcillet edhe nga Filarmonia Opera e Kosovës por edhe të instrumentistëve të tjerë nga Maqedonia dhe Shqipëria. Së shpejti do të dalim me programin e kompletuar. Dhe shpresoj që të kryhet edhe mbështetja e këtij koncerti nga ana e Qeverisë së Kosovëst”, ka thënë Toska. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat