Mbahet koncerti i artistëve të rinj, për nder të "Ditëve të Diasporës"

Muzikë

Mbahet koncerti i artistëve të rinj, për nder të "Ditëve të Diasporës"

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 18:36
Koncert i muzikës klasike i organizuar nga shkolla e kitarës “Vihuela”.

Për nder të "Ditëve të diasporës" është mbajtur një koncert i muzikës klasike i organizuar nga shkolla e kitarës “Vihuela”.

Koncerti u mbajt në hapësirat e bibliotekës kombëtare kut përformuan  shumë artistë shqiptarë nga Kosova dhe diaspora.

Pjesëmarrës në këtë koncert ishte edhe Ministri i Diasporës Valon Murati, i cili tha se artistët në këtë eveniment kanë treguar se diaspora nuk është vetëm për ndihma financiare por edhe për resurse njerëzore të jashtëzakonshme.

Sipas Murtatit diaspora ka nxjerrë kohë pas kohe shkencëtarë, gazetarë, politikanë e artistë të rinj. Ai tha se ministria e tij do të përkrahë aktivitetet që për karakter kanë promovimin e artit, kulturës dhe shkencës.

Murati: Diaspora nuk është vetëm për ndihma financiare

“Jam i gëzuar që ne po vazhdojmë me një traditë bashkëpunimi  me shkollën kitarës me bashkimin në mënyrë që të tregojmë që diaspora është më shumë se sa  që e perceptojmë neve si ndihmë financiare , megjithëse diaspora është resurs njerëzor i jashtëzakonshëm dhe diaspora çdo herë e më shumë po jep  edhe Kosovës edhe popullit shqiptar por edhe Evropës shumë artistë  shumë shkencëtarë, shumë gazetarë, shumë politikanë të ardhshëm  vendeve ku janë. Unë më shumë deshi përkrah dhe ne si ministri  përkrahim aktivitetet të cilët bëjmë përpjekje edhe me e shfaq këtë pjesë të rëndësishme të diasporës tonë që lidhet me artin, kulturën, shkencën e të tjera. Sot jemi këtu për të dëgjuar këta talent të ri ketë artist të rinj”, tha Murati.

Organizatori i  këtij koncerti Naser Dula  tha se ky format i muzikës klasike, ka për qëllim shfaqjen e talentit të të rinjve që jetojnë në diasporë.

Image

Dula:  Qëllimi i këtij formati është njohja e talenteve në diasporë

“Sot kemi kënaqësinë për herë të dytë  ti shohim këta talent, të cilët kemi pasur vjet rastin ti shohim ata. Janë nga Suedia dhe Belgjikën andaj edhe vërtet këta ishin talent shumë të mirë....Uroj që me këtë muzikë artistike, klasike që të kaloni bukur  dhe vërtet në Kosovë kemi menduar që është mirë, që një format i tillë të festohet në kuadër të ditëve të diasporës, që të kemi një muzikë klasike sepse ne kemi shumë talent që jetojnë në diasporë që janë në shkollë të muzikës. Qëllimi i këtij projekti ka qenë  që ata të njihen  normalisht në ato troje që janë në diasporë.  Unë si organizator i këtij koncerti kam shumë ide të veçanta dhe falënderoj Ministrin e Diasporës që të na përkrah vite me radhë”, tha Dula.

Ne këtë koncert përformuan  Ylli Simnica nga Kosova, Erion Dula nga Kosova, Drin Sopi nga Belgjika, Dren Hima nga Kosova, Diana Jashari nga Suedia, Ehad Dula nga Kosova , Yllka Simnica nga Kosova dhe  Ariana Jashari nga Suedia.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat