Ermonela Jaho përkrah Placido Domingo-s në “Orange” të Francës

Muzikë

Ermonela Jaho përkrah Placido Domingo-s në “Orange” të Francës

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:36
Ermonela Jaho përkrah Placido Domingo-s

Sopranoja shqiptare me famë botërore Ermonela Jaho ka vlerësuar mbështetjen e tenorit spanjoll Placido Domingo.

Ermonela do të  rikthehet së dyti në skenën e ‘’Orange’’ në Francë për të interpretuar ‘’La Traviata’’-n dhe ‘’Madame  Butterfly’’, përkrahë mjeshtërit Domingo.

Nëpërmjet një statusi në Facebook, Jaho shprehur mirënjohjen për tenorin: ‘’Faleminderit maestro për thjeshtësine dhe fjalët vlerësuese në konferencën e djeshme të shtypit, ato kanë një domethënie të madhe për mua sidomos kur shprehen nga një legjendë siç jeni ju. Eshtë shumë e rrallë të gjesh një përputhje mendimesh midis dy gjeneratave kaq të ndryshme… “Nuk është e lehtë të bëhesh i madh, por merr një jetë të tërë të bëhesh human!”.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat