Vdiq legjenda e muzikës “jazz”, Thielemans

Muzikë

Vdiq legjenda e muzikës “jazz”, Thielemans

Më: 22 gusht 2016 Në ora: 11:04
Toots Thielemans

Legjenda e muzikës “jazz” i njohur më shumë për tingujt e harmonikes, Toots Thielemans ka vdekur në moshën 94 vjeçare në Belgjikë.

Mediat belge kanë raportuar se ai vdiq në spital derisa ishte në gjumë, mëngjesin e sotëm.

Televizioni RTL raporton se menaxheri i tij, Veerle Van de Poel, ka thënë se “ai nuk kishte komplikime. Ai vdiq nga mosha e shtyer, trupi i tij ishte thjeshtë i lodhur”.

Jean-Baptiste Frederic Isidore Thielemans konsiderohet si legjendë në veti, por ai gjithashtu njihet edhe për muzikën e luajtur së bashku me të mëdhenj të tjerë të muzikës “jazz”, si Charlie Parker dhe Miles Davis.

Ai gjithashtu ka bërë muzikë së bashku edhe me këngëtarët Frank Sinatra dhe Billy Joel.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat