Vdes pas sulmit në zemër superstari meksikan, Juan Gabriel

Muzikë

Vdes pas sulmit në zemër superstari meksikan, Juan Gabriel

Më: 29 gusht 2016 Në ora: 09:49
Juan Gabriel

Këngëtari legjendar nga Meksika, Juan Gabriel ka ndërruar jetë në moshën 66 vjeçare në Kaliforni pas një sulmi në zemër.

Ai para se të vdiste kishte kënduar në prani të 17 mijë tifozëve në forumin e Los Angjelosit.

I lindur në varfëri, Alberto Aguilera Valadez (emri i tij i vërtetë) ka shitur më shumë se 100 milionë albume dhe kishte  yllin në “Hollywood Walk of Fame”.

“Muzika e tij ishte trashëgimia e tij për botën”, tha në Twitter presidenti meksikan Pena Nieto.

Disa nga fansat e tij u mblodhën në Plaza Garibaldi në Meksikë duke ndezur qirinj dhe duke vënë lule për heroin e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat