Shqipëria do të jetë e pranishme vitin tjetër në Eurovizionin e Ukrainës

Muzikë

Shqipëria do të jetë e pranishme vitin tjetër në Eurovizionin e Ukrainës

Më: 21 shtator 2016 Në ora: 15:40
Eneda Tarifa

Radio Televizioni Publik Shqiptar, RTSH, konfirmon zyrtarisht se Shqipëria do të marrë pjesë në Eurovizionin qe zhvillohet në Kiev, në muajin maj të vitit te ardhshem.

Në Faqen Eurovizion Albania në Facebook   shkruhet  se Shqipëria konfirmon pjesëmarrjen dhe shumë shpejtë do të nisë përgatitjet për Festivalin e RTSH-së, nga  ku del edhe fituesi.

Shqipëria merr pjesë në Eurovizion që nga viti 2004, me debutimin e Anjeza Shahinit.

Këtë vit Eneda Tarifa morri pjesë me këngën “Fairytale”.

Këngëtarja, e cila ka arritur rezultate më të larta, mbetet Rona Nishliu, e cila vitin 2012 zuri vendin e pestë në këtë garë. Në anën tjetër, emrat si Eneda Tarifa, Aurela Gaçe, Hersi Matmuja, Luiz Ejlli e të tjerë, kanë dështuar të hyjnë në finale.

Shtetet evropiane që kanë të drejtë të marrin pjesë në Eurovizion duhet ta konfirmojnë pjesëmarrjen deri me 10 tetor, sipas Kult Plus.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat