Nominimet për “MTV Europe Music Awards”

Muzikë

Nominimet për “MTV Europe Music Awards”

Më: 28 shtator 2016 Në ora: 12:20
Ilustrim

Beyonce dhe Justin Bieber kryesojnë nominimet për çmimet e MTV-së për Europën. Secili prej tyre figuron në 5 kategori, ndërsa me 4 të tilla pas tyre vjen Adele. Në dy kategori përfaqësohen edhe shqiptarët në këto nominime.

Në kategorinë “Best New” gjejmë Bebe Rexhën, ndërsa së bashku me Dua Lipën, të dy vajzat e talentuara që këtë verë organizuan koncerte edhe në Tiranë, i gjejmë në “Best Push”. Votimi është i hapur tashmë në faqen e internetit të MTV-së, ku fansat e këngëtareve dhe këngëtarëve mund të votojnë për të pëlqyerit e tyre.

Weekend, Rihanna, Drake, Ariana Grande dhe Kanye West janë të nominuar në tri kategori.

Beyonce garon në “Videon më të mirë” me këngën “Formation”, e po ashtu është në garë për “Këngëtaren më të mirë”, “Interpretimin më të mirë live”, etj.

Bieber, i cili triumfoi vitin e kaluar me 5 trofe në këtë ngjarje muzikore në Milano, këtë vit është në garë për “Këngën më të mirë”, me “Sorry”, si dhe në kategorinë “Këngëtari më i mirë”.

Këngëtarja britanike Adele, në 4 kategori, konkurron edhe për “Këngën më të mirë”, me hitin e saj “Hello”, por e gjemë edhe në kategoritë e “Këngëtares më të mirë” dhe “Interpretimit më të mirë live”. Edhe grupi “Coldplay” numëron 4 nominime, ndër të cilat njëra për “Videon më të mirë”, me këngën “Up&Up”.

“MTV Europe Music Awards” do të zhvillohen në Roterdam të Holandës, më 6 nëntor.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat