Edhe muzika kroate ndalohet të dëgjohet në Maqedoni

Muzikë

Edhe muzika kroate ndalohet të dëgjohet në Maqedoni

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 15:06
Ilustrim

Pas Serbisë edhe Kroacia e ndaloi muzikën e saj që të dëgjohet në Maqedoni.

Në takimin e Bordit të organizatës ‘HDS- ZAMP’ ka vendosur të ndalojë përdorimin e repertprit të muzikës së saj në të gjitha radiot dhe televizionet e territorit të Republikës së Maqedonisë.

Ndalesa, siç thuhet në njoftim, do të hyj në fuqi nga 17 tetori.

“Tarifa aktuale e cila është në fuqi në Republikën e Maqedonisë tashmë është më e ulët se normat e vendeve të rajonit, në Evropë dhe më gjerë, kurse draft tarifa e Shoqatës së re (SOCOM MAP) ka mundësuar që të drejtat autoriale të devalvohen ndërkohë e njëjta pranohet nga organet kompetente”, shkruhet ndër të tjera në letrën e HDS-ZAMP.

ZAMP ka ndaluar punën publike të muzikës së autorëve, të cilët janë anëtarët e tyre dhe ajo ndaloi duke filluar më 19 shtator.

Me kërkesë të Organizatës ‘SOKOJ’ të muzikës serbe, nga 1 tetori ndaloi punën publike të muzikës nga repertori ‘SOKOJ’ në të gjitha stacionet radiotelevizive të territorit të Maqedonisë. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat