Suksesi i Saimir Pirgut edhe në skenën e Barcelonës

Muzikë

Suksesi i Saimir Pirgut edhe në skenën e Barcelonës

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:32
Opera ”Makbethi”

Saimir Pirgu ka shkëlqyer me taleentin e tij dhe në skenën e madhe të Barcelonës, në operan e ”Makbethit”.

Ka zgjatur tetë minuta duartrokitja e cila ka pasur në Barcelonë, pasi është dhënë opera “Makbethi”, e radhës në Teatro del Liceu.

Një nga tri operat të cilat Verdi i shkroi bazuar në Shekspirin e madh, ka ardhur në Teatro del Liceu me shqiptarin Saimir Pirgu në rolin e Macduff.

Lord Macduff luan rol të padiskutueshëm në karakterin e Shekspirit, ndërsa në aktin e fundit të operës e mbytë Makbethin.

Macduff futet në skenë në aktin e dytë ndërsa kritika botërore e përshkruan si një perëndi në botën e zezë të Makbethit.

Baritoni francez Ludovic Tezier erdhi në rolin kryesor, atë të Makbethit.

Mediet spanjolle e kanë cilësuar lartë paraqitjen e Pirgut në këtë produksion teatror, me të cilën u hap edhe sezoni i ri.

Saimir Pirgu bashkëpunon me dirigjentët më të njohur të orkestrave si: Claudio Abbado, Riccardo Muti, Lorin Maazel, Daniele Gatti, Seiji Ozawa,Franz Welser Möst, Gustav Kuhn, Antonio Pappano dhe Nikolaus Harnoncourt.

Ai është fitues i konkurseve ndërkombëtare “Caruso” e “Tito Schipa” në 2002.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat