Michael Jackson, miti që nuk perëndon kurrë

Muzikë

Michael Jackson, miti që nuk perëndon kurrë

Më: 18 tetor 2016 Në ora: 23:14
Michael Jackson

7 vite pas largimit nga jeta, miti i Michael Jackson nuk ka perënduar ende. Sipas një klasifikimi të vitit 2016, të revistës amerikane “Forbes” për yjet më të pasur pas vdekjes, “Mbreti i Popit” kryseson, duke lënë pas figura të rëndësishme botërore.

Nga fillimi i këtij viti, Jackson u ka mundësuar trashëgimtarëve të tij, plot 825 milionë dollarë përfitime. Pjesa më e madhe e këtyre përfitimeve, 750 milionë vijnë nga shitja e 50% të aksioneve nga një katalogu muzikor që këngëtari e kishte blerë për 47,5 milionë dollarë në vitin 1985.

Në këtë renditje të veçantë, Michael Jackson, paraprin yje të tjerë të gjinive të ndryshme të artit si Elvis Presley, Prince, Bob Marli apo Xhon Lenon, si edhe gjeniun Albert Ajnshtajn.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat