Titulli “Qytetar Nderi” për klarinetistin e njohur, Novruz Vengo

Muzikë

Titulli “Qytetar Nderi” për klarinetistin e njohur, Novruz Vengo

Më: 29 tetor 2016 Në ora: 15:43
Pamje nga ceremonia

Bashkia Berat organizoi të shtunën ceremoninë zyrtare të dhënies së titullit “Qytetar Nderi”, klarinetistit të njohur Novruz Vengo.

Në këtë ceremoni morën pjesë qytetarë, anëtarë të Këshillit Bashkiak, artistë, përfaqësues të institucioneve kulturore, miq e të afërm të z. Novruz Vengos. Titullin “Qytetar Nderi” e dha Kryetari i Bashkisë së Beratit, Petrit Sinaj.

Petrit Sinaj vlerësoi figurën dhe kontributin e Vengos në fushën e artit për njohjen dhe prezantimin dinjitoz te qytetit të Beratit brenda e jashtë vendit. Në vazhdim, Bashkia Berat do të vlerësojë figurat e artit e të kulturës.

Në ceremoninë zyrtare përshëndeti Prefekti i Qarkut Berat, Fadil Nasufi, i cili vlerësoi Këshillin Bashkiak dhe Bashkinë për këtë nismë dhënien e titullit “Qytetar Nderi”. Në ceremoninë zyrtare të dhënies së titullit “Qytetar Nderi”, Novruz Vengo, përshëndetën artistët Irma Libohova, Paro Ziflaj, intelektuali Ymer Kordha. Ceremonia kaloi në një atmosferë miqësore midis artistëve.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat