Çmimi “Pjetër Gaci” shkon për violinistin nga Podgorica

Muzikë

Çmimi “Pjetër Gaci” shkon për violinistin nga Podgorica

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 09:50
Ndarja e çmimit “Pjetër Gaci”

Edicioni i 15-të i Çmimit “Pjetër Gaci” mbylli siparin në Shkodër, duke shpallur fitues të këtij edicioni të riun nga Podgorica, Luka Pavic, i cili konkuronte në disiplinën violinë.

Çmimi i madh u dorëzua nga Paçalin Pavaci, violinisti nga Shkodra, i cili aktualisht është violinë e parë në Orkestrën Mbretërore të Sevilias, Spanjë.

Në këtë edicion morën pjesë rreth 120 konkurentë nga disiplinat: piano, harqe dhe kanto.

Audicionet u zhvilluan në datat 11-12 nëntor në Teatrin “Migjeni” dhe në sallën e koncerteve “Gjon Kapedani” pranë shkollës artistike “Prenkë Jakova” dhe finalja u mbajt natën e mbrëmshme, datë 13 nëntor, në Teatrin “Migjeni”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat