Bocelli, 20 vite të Romanza, publikohet botimi i ri

Muzikë

Bocelli, 20 vite të Romanza, publikohet botimi i ri

Më: 14 nëntor 2016 Në ora: 14:13
Andrea Bocelli

Andrea Bocelli feston 20 vjetorin e albumit më të njohur “Romanza”, me një publikim të ri të ripërpunuar.

Disku italian më i shituri i të gjithë kohërave , i bërë një best seller diskografik në të gjithë botën, kthehet për të rijetuar në skenat muzikore në 18 nëntor me “Romanza – Ditëlindja e 20-të”, një version i ri i diskut, i pasuruar me legjendaren “Con te partirò” (Me ty do të nisem).

“Për mua Romanza është mbi të gjitha sinteza e të gjithë historisë time personale dhe artistike. Bëhet fjalë për një pjesë të zemrës , që përmes mrekullisë së muzikës, kam qenë në gjendje ta ndaj me botën”, është shprehur Bocelli.

“Con te partirò” u kthye në një sukses planetar në 1996 kur u interpretua në mënyrë perfekte nga Andrea Bocelli në duet me Sarah Brightman, gjatë takimit të fundit të boksit të sportistit të njohur gjerman Henry Maske, që zgjodhi pikërisht këtë këngë si kolonë sonore për lamtumirën e tij në ring.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat