Vilonisti virtuoz rus vjen në Shqipëri për Festivalin “Pianodrom”

Muzikë

Vilonisti virtuoz rus vjen në Shqipëri për Festivalin “Pianodrom”

Më: 17 nëntor 2016 Në ora: 19:09
Violinisti Stanislav Mallishev

Një tjetër muzikant virtuoz nga Rusia, violinisti Stanislav Mallishev, i cili përfaqëson Konservatorin e famshëm “Pjotr Çajkovski” të Moskës, vjen në Tiranë në kuadër të Festivalit të IV-të Ndërkombëtar “Pianodrom”. Bashkë me pianisten shqiptare Klejda Tare, Stanislavi do të japë një koncert, më datë 21 nëntor, ora 19:00, tek salla e Universitetit të Arteve.

Stanislav Mallishev është laureat i konkurseve të shumta ndërkombëtare. Përformon vazhdimisht me orkestra simfonike dhe ato të dhomës ruse dhe të huaja, si për shembull orkestra simfonike e Nicës (Francë), orkestra akademike e dhomës “Musica Viva” etj. Ka qenë i ftuar si solist në sallat më të mira të Rusisë dhe të Evropës: Konzerthaus (Berlin), Site de la music (Paris), Salla e Madhe e Konservatorit të Moskës. Repertori i Stanislavit përfshin vepra të ndryshme që nga epoka e barokut deri tek autorët bashkëkohorë.

Programi i koncertit të 21 nëntorit do të ketë dy autorë:

1. Sonata Nr. 1 dhe “A Paganini” të kompozitorit rus Alfred Shnitke (të dyja veprat do të luhen premierë në Shqipëri).

2. “Barokjare” dhe Sonata Nr. 2 “Mouvement contraire” (“Lëvizje të kundërta”) të kompozitorit bashkëkohor shqiptar Aleksandër Peçi.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat