“Shkodra Jazz Festival” hap siparin, mesazh kundër dhunës ndaj gruas

Muzikë

“Shkodra Jazz Festival” hap siparin, mesazh kundër dhunës ndaj gruas

Më: 9 dhjetor 2016 Në ora: 15:55
Shkodra Jazz Festival

 “Shkodra Jazz Festival” çel sot në Shkodër, edicionin e shtatë të festivalit ndërkombëtar, një edicion special që i kushtohet një prej muzikantëve më të rëndësishëm të skenës jazz shqiptare, Markelian Kapedani.

“Shkodra Jazz Festival” që i kushtohet muzikantit të madh shkodran, violinistit Rrok Jakaj, do zgjasë dy ditë dhe mirëpret edhe këtë vit muzikantë të njohur të skenës botërore të muzikës jazz. Artdashësit shkodranë, si edhe të gjithë ata që do të kenë fatin të ndodhen në Shkodër këto ditë, do të kenë mundësinë këtë vit të shijojnë muzikën jazz të ekzekutuar nga artistë të afirmuar të skenës botërore.

Një dimension i rëndësishëm i festivalit do të jetë edhe këtë vit përfshirja aktive e qytetit dhe qytetarëve të Shkodrës, që këtë radhë do bëhen pjesë e një vepre arti bashkëkohore të artistit- kompozitor Davì Lamastra në kujtim të motrave Mirabal dhe të grave viktima të dhunës. Requiem 4 Mariposas, Shkodra firmos kundër dhunës ndaj gruas.

Artistët e përfshirë në këtë projekt ambicioz do të vihen gjithashtu në shërbim të brezit të ri të muzikantëve sShkodranë që po formohen në shkollën e muzikës Prenk Jakova, në sallën Gjon Kapidani, ku do të organizohen mësime kushtuar jazzit.

Festa, e cila do të zgjasë gjatë gjithë ditëve të zhvillimit të festivalit, do të arrijë kulmin e saj të vërtetë mbrëmjeve, në lokalet shkodrane, ku muzikantët do të interpretojnë për publikun e qytetit. Kantautori Enrico Ciarlone do prezantoje albumin e tij ”Assente”.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat