5 vjet pa artisten e madhe dhe të talentuar Nina Mula

Muzikë

5 vjet pa artisten e madhe dhe të talentuar Nina Mula

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:11
Nina Mula

 Vajza nga Izhevski, artistja e njohur e skenës shqiptare, sopranoja e talentuar Nina Mula u nda nga jeta 5 vjet më parë, më 22 dhjetor 2011, në moshën 80-vjeçare.

Nina, e cila nuk u pendua kurrë që la Rusinë për Shqipërinë, siç do të rrëfente më vonë vajza e saj Inva, i dhuroi skenës e publikut shqiptarë emocione të pafundme.

Në karrierën e saj në TKOB, Nina Mula realizoi me sukses një numër të madh rolesh kryesore nga operat e kompozitorëve shqiptarë dhe nga literaturë botërore, po gjithashtu edhe një sërë koncertesh me një repertor të pasur dhe të larmishëm si brenda vendit, ashtu edhe jashtë Shqipërisë, si në Çekosllovaki, Rusi, Lituani, Ukrainë, Letoni etj.

Disa nga rolet janë ai i Rosinës në operën “Il Barbiere di Seviglia”, 1958, Norina në operën “Don Pasquale”, 1959, Drita në operën “Pranvera”, 1960, Tatjana në operën “Eugenji Onjegin”, 1961 Olimbia, opera “Lulja e Kujtimit”, 1961, Susana, opera “Le nozze di Figaro”, 1962, Michaela, opera “Carmen”, 1962, Leila tek “Peshkatarët e Perlave”, 1964, Violeta tek “La Traviata”, 1964 dhe 1972, Neda tek “Pagliaçi”, 1964, Borëbardha në operën “Borëbardha” 1964, Gilda tek verdiania “Rigoletto” 1964, Mrika në operën “Mrika”, Mimi në operën “La Boheme” 1971, Donika tek “Skënderbeu”, 1968 etj.

Për aktivitetin e saj Nina Mula është nderuar me shumë çmime, medalje e tituj, ndër të cilët me Urdhrin “Naim Frashëri” të klasit të II, titullin “Artiste e merituar”, titullin “Mjeshtër i madh i punës”.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat