Sopranoja Ermonela Jaho, të premten në koncert me Orkestrën Shtetërore të Francës

Muzikë

Sopranoja Ermonela Jaho, të premten në koncert me Orkestrën Shtetërore të Francës

Më: 4 janar 2017 Në ora: 14:44
Ermonela Jaho

Ermonela Jaho, sopranoja shqiptare e cila vitin që lamë pas shndriti në pothuajse secilën performancë të saj kudo, e nisë këtë vit me një performancë në Francë.  Jaho do të jetë pjesë e një transmetimi televiziv në “France 3”, në bashkëpunim me Fauteuils d'Orchestre dhe me Orkestrën Nacionale të Francës. Koncerti do të moderohet nga moderatorja e famshme në Francë, Anne Sinclair dhe duket si një nismë e mirë dhe festive për Ermonela Jahon dhe ekipin francez. Performanca do të shfaqet në “France 3”, të premten, ora 20:55.

Krahas Ermonela Jahos, në këtë koncert paraqiten Vassilena Serafimova, Alexandra Conunova, Delphine De Vigan, Nicolas Angelich, Adrien La Marca, Alexandre Duhamel, Edgar Moreau, Thomas Enhco, Kit Armstrong, Daniel Lozakovitj, Michel Cymes, Guillaume Chilemme, Jean-François Borras. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat