Primadona Melihate Ajeti, në tregimin që nuk harrohet kurrë

Muzikë

Primadona Melihate Ajeti, në tregimin që nuk harrohet kurrë

Më: 9 janar 2017 Në ora: 10:13
Melihate Ajeti

Melihate Ajeti nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951.

Melihate Ajeti ishte dhe mbetet ndër aktoret ikonë të skenës kulturore shqiptare. E lindur në vitin 1935, Ajeti u shpall disa herë aktorja më e mirë në festivale të ndryshme.

Melihate Ajeti nisi aktrimin si 16 vjeçare më 1951 në Teatrin Krahinor të Kosovës dhe shkriu në skenë 180 role kryesore me të cilat dëshmoi talentin, bukurinë e kapacitetin e madh prej aktoreje: “Zullumqari”, “Vajza pa pajë”, “Zonja me kamelie”, “Besa”, “Sikur të isha djalë”, “Halili e Hajrija”, “Erveheja”, “Hanka”, “Hamleti”, “Shtetrrethimi”, “Othello”, “Ana Karenina”, “Vdekja e një mbretëreshe”,” Svinga e Gjallë”, “Magbethi”, “Antigona”, janë disa prej roleve të saj.

Kur kujtojmë intervistat e saj të mëhershme, kujtojmë se ajo dëshironte gjithmonë sa më shumë institucione teatrore në Kosovë.

Mësuesit e saj të parë ishin Muharrem Qena, Abdurrahman Shala dhe Slavoljub Stefanoviq Ravasi. Gjithmonë pajtohej se gjuha nuk është barrierë dhe se arti e tejkalon edhe atë.

“Unë besoj në gjuhën teatrale” tregon Ajeti.

Për Yugopapir, në vitin 1978, në një intervistë ajo tregon se ka një vajzë, Antigonën, sot një personalitet i njohur në jetën e radios në Kosovë.

Shpërblimet e lëvdatat e panumërta: Për Zonjën me Kamelie - Shpërblimi i dhjetorit (1963). Joakim Vujic(1972) dhe (1975) për Hajrijën dhe Svingën. Shpërblimi i Shoqatës së Artistëve të Jugosllavisë për Ervehen (1971). Çmimi më i lartë i punës (1976). Më 1985 shpërblimi i parë për rol femre në “Shtetrrethimin” në festivalin Joakim Vujic.

Aktorja vdiq në Prishtinë më 26 mars 2005. Këtë vit bëhen 12-të vite pa të.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat