Dëshmia interesante për Anita Taken

Muzikë

Dëshmia interesante për Anita Taken

Më: 13 janar 2017 Në ora: 13:02
Anita Take

Mes mesazheve pa fund që pushtuan rrjetet sociale me ngushëllime për këngëtaren e njohur Anita Take, ndarë dje nga jeta në moshën 83-vjeçare, vjen edhe një dëshmi interesante.

Mjeshtri i restaurimeve në Qendrën Studimore Albanologjike, Frederik Stamati ka postuar në profilin e tij në FB një histori interesante që e ka lidhur me të madhen e këngës, Take. Ai ka publikuar foton e trumpetës së të atit të Anitës, kur ishte instrumentist në Banden “Vatra” dhe tregon si e gjeti, si kontaktoi me këngëtaren për zbulimin dhe shpreh dhimbjen se megjithë apelin për shumë institucione, ajo nuk u restaurua kurrë. 

Mesazhi i restauratorit Stamati 

U nda nga jeta Anita Take…E kam pare duke kenduar ne salla, ne ekranin e TV, e kam degjuar ne radio…Kam kenduar kenget e saj, sidomos ate kenge qe u be hymn :

“Lule mos mbaj neper duar,

Ato s’ta shtojne bukurine…”

Ndjej se dicka me eshte larguar nga teresia e qenies time….

Disa vjet me pare zbulova trumpeten qe ka pas perdorur babai i saj, kur ka qene instrumentist ne Banden “Vatra”. Ate e ka dorezuar ne Muzeun Kombetar ne vitin 1939 kapteri Aleks Lubonja, sekretari i bandes. U lidha ne telefon me Aniten. Nuk kishim biseduar kurre me pare. I tregova per zbulimin. Emocione ne receptore…Ndonese e vogel, ajo e mbante mend trumpeten te varur ne qilarin e shtepise…Desha ta restauroj trumpeten dhe pastaj ta ftoja Aniten per ta pare…Por asnje nga instucionet te cileve i u drejtova, nuk i u pergjigj kerkeses…

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat