Bruce Springsteen, koncert sekret në Shtëpinë e Bardhë për të përshëndetur Obamën

Muzikë

Bruce Springsteen, koncert sekret në Shtëpinë e Bardhë për të përshëndetur Obamën

Më: 20 janar 2017 Në ora: 00:46
Bruce Springsteen dhe Barack Obama

Këngëtari i njohur Bruce Springsteen i dhuroi presidentit në ikje, Barack Obama dhe stafit të tij një koncert në Shtëpinë e Bardhë për ta falënderuar për punën e bërë në tetë vitet e qeverisjes.

Në Dhomën Lindore ai interpretoi 15 këngë , mes të cilave “My Hometown”, “The Promised Land” dhe “The Ghost of Tom Joad”.

Në dhomën e rezidencës presidenciale Springsteen ka marrë “Medaljen e Lirisë”. Në repertorin e tij, Springsteen përfshiu edhe “Born in the U.S.A.”, duke e cilësuar një këngë protestë, që në të shkuarën është interpretuar keq.

Mbyllja e koncertit me “Tougher than the rest”, e interpretuar me gruan e tij, Patti Scialfa, iu dedikua veçanërisht çftit Obama.

Ja këngët që u interpretuan në koncert:

Working on the highway
Growin’ up
My hometown
My father’s house
The Wish
Thunder road
The promised land
Born in the U.S.A.
Devils & dust
Tougher than the rest (con Patti Scialfa)
If I should fall behind (con Patti Scialfa)
The ghost of Tom Joad
Long walk home
Dancing in the dark
Land of hope and dreams.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat