Dreni Abazi, gati albumi i ri

Muzikë

Dreni Abazi, gati albumi i ri

Më: 29 janar 2017 Në ora: 22:32
Dren Abazi

Dren Abazi kohët e fundit ka kaluar shumë kohë në Tiranë. Së fundmi pjesëmarrës në një koncert bamirësie me pjesëmarrës zëra kryesisht lirikë, mes syresh shumë pyetën pse Dren Abazi?

“Përveç kauzës, ideja për të kënduar në Pallatin e Kongreseve është gjithmonë e mirë”, tha Dren Abazi.

Po kjo mbase e ka një përgjigje të thjeshtë. Ai është i pëlqyer, publiku e do për zërin, stilin apo performancën.

Është komentuar shumë që Abazi kaloi Atlantikun për të shkuar të performojë në San Paolo në Brazil.

“Eksperienca në Brazil ka qenë shumë e bukur, por ka qenë diçka që ndoshta ndodh vetëm një herë në jetë”, tha ai.

Ndërsa muzika që ai bën dhe performon është lakuar shpesh si një përzierje e muzikës ballkanike me Jazz, sa i përket kësaj të dytës nuk ngurron ta mohojë.

“Unë nuk bëj Jazz, por si muzikant them se Jazz-i nuk del jashtë mode asnjëherë”, thotë ai.

Por pohon me kënaqësi që tingujt e kitarës së tij e kanë frymëzimin nga qyteti I kitarave. Atëherë kur ai adoleshent gjendej në Korçë përgjatë luftës së Kosovës.
“Në brendi e kam një ndikim nga seranatat korçare, madje edhe koncertin e parë e kam dhënë në Korçë, në moshën 14-vjeçare”, thotë Dreni.

Të performosh për jetën e natës është një mënyrë jetese për shumë artistë. E krahas kësaj ai vijon punën me albumin.

Por edhe më shumë se për këto të gjitha Dren përmendet sidomos për stilin.

“Stili, për mua, është mënyrë e jetës”, u shpreh Dren Abazi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat