Kompozitori Charette, mban ligjëratën “Ri-mendimi i eksperiencës muzikore”

Muzikë

Kompozitori Charette, mban ligjëratën “Ri-mendimi i eksperiencës muzikore”

Më: 24 shkurt 2017 Në ora: 19:26
Ilustrim

Kompozitori dhe dirigjenti amerikan, Gregory Charette do të mbajë nesër në Prishtinë ligjëratën “Ri-mendimi i eksperiencës muzikore”.

Kjo ligjeratë i paraprinë edicionit të 12-të të Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës DAM, i cili do të hapet më 31 mars 2017 dhe këtë vit do të shmangë prezantimet tradicionale nëpër salla tradicionale.

Dirigjenti Charette do të flet në lidhje me zhvillimin e kësaj ideje tash e sa vjet, nga kolektivi muzikor “Oerknal!” me bazë në Holandë, të cilin e kishte themeluar bashkë me një grup muzikantësh.

“Oerknal!” është kolektiv unik i cili eksperimenton me modele të reja të interpretimit të muzikës dhe fokus ka muzikën bashkëkohore.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat