Krejt jetën kushtuar këngës

Muzikë

Krejt jetën kushtuar këngës

Nga: Sabit Abdyli Më: 27 shkurt 2017 Në ora: 09:04
Shengyle Berisha

Shengyle Berisha u lind në Han të Elezit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, kurse të mesmen e  filloi në Kaçanik dhe e mbaroi në Prishtinë. Shega që në rinin e saj të hershme ju përkushtua këngës. S'kishte si të ndodhte ndryshe përveçse Shega të vazhdonte ta donte këngën e muzikën ashtu siç e kishin dashtë edhe në familjen ku u rritë e edukua.  

Shega u bie në sy që në bankat e shkollës fillore arsimtarëve për zërin e bukur dhe dashurinë që kishte ajo për këngën e artin në përgjithësi. E gjallë, e shkathët dhe me potencial të madh për të qenë e suksesshme. Asnjë veprimtari kulturore në shkollë dhe qytezën Hani i Elezit nuk bëhej pa Shegën. Në moshën 16 vjeçe u angazhua në SHKA "Sharri" ku me vitet të tëra ishte solistja më e duartrokitur.  

 Shega për një kohë ishte këngëtare në SHKA "Ibe Palikuqi" dhe SHKA "Emin Duraku" , shoqëri këto me emër për këngët dhe vallet shqiptare që kanë entuziazmuar publikun gjithandej qyteteve shqiptare. Zëri i Shegës jehoi edhe në festivale, si: "Kosovarja këndon", "Gllogovci" etj., duke qenë edhe fituese e çmimeve. Në vitin 1992  Shega për shkak represionit serb, përzënia nga puna e punëtorisë shqiptare vendoset në Norvegji. Në Norvegji Shega vazhdon të jetë aktive në mesin e mërgatës shqiptare. Në bashkëpunim me  bashkëshortin Skënder Osmanin, Xhevat Qukën, Agron Ramadanin, Daut Tahirin,Vadedin Emini e  Shefki Mala, thotë Shega, formuam  orkestrën  "Ilirida".

Falë orkestrës, vazhdoi ajo, me rastin e festave tona kombëtare kemi dhënë koncerte me këngë e valle shqipe, që gjithmonë u mirëpritën nga publiku shqiptar dhe ai norvegjez.  Kam punuar më fëmijë e të rritur, bë koreografi të valleve e dhënë mësim. Në pranverë të vitit 1999 Shega dhe shqiptarët tjerë në Norvegji bënë gjithçka për t'ju dal  në ndihmë të të përndjekurve shqiptarë me dhunë nga shtëpitë  e tyre në Kosovë. Organizuan koncerte bamirësie, sensibilizuan opinionin norvegjez për vrasjet, shkatërrimet e gjenocidin që po bëhej mbi popullatën etnike në trojet e tyre nga regjimi shovinistë i Beogradit.

Shega, përveç këngës është mjeshtër e gatimeve tradicionale tona të hershme dhe të sotme, fotografisë e artit në përgjithësi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat