10 gjëra që nuk i keni ditur për albumin legjendar “Velvet Underground and Nico”

Muzikë

10 gjëra që nuk i keni ditur për albumin legjendar “Velvet Underground and Nico”

Më: 13 mars 2017 Në ora: 15:48
Velvet Underground and Nico

Revista Rolling Stone ka publikuar 10 fakte mbi albumin “Velvet Underground and Nico” që mbetet emblemë e një brendi të caktuar të anti-kulturës së 60-tave.

1. Lou Reed u bë bashkë me John Cale që ta kopjojnë  këngën “The Twist”. Por, në kompozim e sipër të këngës “The Ostrich”, ajo doli të jetë unike.

2. Kënga e tyre e titulluar “Kënga e Vdekjes e Engjullit të Zi” bëri që ky bend të përjashtohej nga rezidenca e tyre. Pronari i vendit ku ata performonin u kishte thënë që të mos e performonin këtë këngë më. Dhe Velvet Underground e kënguan menjëherë në setin e tyre të ardhshëm.

3. Bashkëproducenti i albumit kishte refuzuar të pranonte pagesë kesh, duke kërkuar një pikturë të Andy Warhol në vend të parave. Bendi Velvet Underground dhe Andy Warhol kishin një lidhje të ngushtë pasi që ky grup e kishte fituar vëmendjen e piktorit.

4. Albumi “Velvet Underground & Nico” (1967) u inçizua në ndërtesën e njejtë ku ndodhej edhe klubi famoz i natës “Studio 54”.

5. Warhol kishte sugjeruar për një ide në kompozimin e baladës “I’ll Be Your Mirror” që Lou Reed e kishte shkruar për Nicon, anëtaren e bendit. Kjo ishte e befasishme pasi që Warhol nuk përfshihej shumë, për të mos thënë fare në krijimet muzikale të Velvet Underground.
6.Kënga “There She Goes Again” e ka të huazuar një instrumental nga kënga “Hitch Hike” e Marvin Gaye.

7.Në klimaksin e këngës “Heroin”, bateristit Moe Tucker i ishin thyer bateritë.

8.Lou Reed ia kishte dedikuar këngën “Biri Europian” mentorit të tij në kolegj, i cili e urrente muzikën rok.

9.Kopertina e pasme e dizajnuar nga Andy Warhol rezultoi në paditje e që e shtyu daljen e albumit. Artisti Eric Emerson i kishte dërguar në gjykatë për shfrytëzimin e paautorizuar të imazhit të tij.

10.Shtyrja e daljes së albumit në shitje, ngjalli urrejtjen qesharake ndaj Frank Zappas, sidomos nga ana e kitaristit të Velvet Underground, Sterling Morrison. Ata besonin se Frank Zappa e kishte shfrytëzuar ndikimin e tij për shtyrjen e publikimit të albumit të VU-së, në favor të daljes së albumit të tij me grupin Mother of Invention, të quajtur Freak Out.

Image
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat