Ndërron jetë legjenda e rock and roll-it Chuck Berry

Muzikë

Ndërron jetë legjenda e rock and roll-it Chuck Berry

Më: 18 mars 2017 Në ora: 23:50
Chuck Berry

Ka ndërruar jetë gjatë mbrëmjes së sotme (e shtunë) në modhën 90 vjeçare legjenda e muzikës rock and roll, Chuck Berry.

Policia ka konfirmuar se iu përgjigj një “emergjence mjekësore” në shtëpinë e tij në Missouri.

Por raportohet se pasi emergjenca mjekësore ka mbërritur në shtëpinë e tij, aty kanë parë vetëm një njeri i cili nuk jepte shenja jete, dhe ai ishte Chuck Berry.

Chuck u lind më 18 tetor të vitit 1926 dhe ishte këngëtarë, kitarist dhe kompozitor i famshëm i muzikës rock and roll.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat