EBU: Këngëtarja ruse do të këndojë nga distanca në Eurovision

Muzikë

EBU: Këngëtarja ruse do të këndojë nga distanca në Eurovision

Më: 23 mars 2017 Në ora: 20:03
Këngëtarja ruse, Julia Samojlovoj

Unioni i Transmetuesve Evropian (EBU), ia ka mundësuar këngëtares ruse, Julia Samojlovoj, që të marrë pjesë nga distanca në festivalin evropian të këngës, Eurovision.

Reagimi i EBU-së erdhi pasi autoritetet ukrainase ia ndaluan pjesëmarrjen në Eurovision, këngëtares ruse Julia Samojlovoj, që kwtw vit mbahet në Keiv të Ukrainës.

Sipas EBU-së, kënga e saj në gjysmë finale do të transmetohet nga distanca përmes transmetimit satelitor.  

"EBU ka bërë përpjekje për të gjetur një zgjidhje për situatën e krijuar dhe ka marrë një vendim, për t’i ofruar ‘Channel Rusisë’, që Julia të marrë pjesë në Eurovision këtë vit nëpërmjet përfshirjes së drejtpërdrejtë në gjysmëfinale të një transmetimi përmes satelitit", thuhet deklaratën e EBU-së.

 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat