A e dini pse indianët vallëzojnë në filma?

Muzikë

A e dini pse indianët vallëzojnë në filma?

Më: 30 mars 2017 Në ora: 20:41
Ilustrim

Nëse keni shikuar filma ‘Bollywood-ian’, është e pamundur të mos u ketë rënë në sy skena vallëzimi edhe nëse ngjarja e filmit është tragjike apo është pjesa më interesante e filmit ku e pret me padurim se çfarë do të ndodh, ata vallëzojnë!

Njeri është duke vdekur, të gjithë me lot në sy, papritur vjen një skenë me muzikë. PSE?

Arseyeja pse indianët zakonisht i realizojnë filmat në këtë mënyrë, pra duke inkoperuar edhe sekuenca të ndonjë këngë dhe duke vallëzuar me të, është se indianët e duan shumë muzikën. Thuhet se përkundër që ata e duan muzikën ajo nuk është shumë e popullarizuar/ nuk njihet në botë sikurse që njihen filmat e tyre. Prandaj indianët kanë menduar që prodhimet e tyre muzikore t’i fusin në filma në mënyrë që të njihen edhe për muzikë.

Pra, në këtë formë ata bëjnë biznes duke e shitur filmin, shesin edhe albumin muzikor. E menduar mirë apo jo!

E arsye tjetër e cila shpjegon atë se edhe kur janë në prag të vdekjes të tjerët vallëzojnë është se muzikën/vallëzimin e konsiderojnë si një ikje nga realiteti.

Përveç që e tregojnë kulturën e tyre ata në këtë mënyrë kërkojnë një arratisje nga jeta. Shumë prej neshë shkojnë në kinema vetëm e vetëm për t’u relaksuar dhe për ta parë realitetin e dikujt tjetër. Kështu sipas indianëve relaksimi vije duke vallëzuar dhe duke i harruar të gjitha problemet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat