Muzika korale prezantohet sonte në DAM Festival

Muzikë

Muzika korale prezantohet sonte në DAM Festival

Më: 1 prill 2017 Në ora: 17:57
Ilustrim

Dy kore dhe 3 dirigjentë do të performojnë sonte në mbrëmjen e dytë të festivalit DAM.

Kori Symbiosis në drejtimin e Behar Veselit dhe kompozitorit Damjan Temkov, do ngjiten të parët në skenën e DAM-it, ndërsa mbrëmja do të përmbyllet me programin e përgatitur nga kori i formuar rishtas "Siparantum" nga Peja, e që në koncertin promovues do të dirigjohen nga Memli Kelmendi dhe mysafir special nga Kroacia dirigjenti dhe kompozitori eminent, Josip Delg Ivellio.

Kori “Siparantum” u themelua mbi bazat e forta të trashëgimisë së këndimit artistik koral në Pejë, që nga shekujt e kaluar. Siparantum ka për qëllim promovimin e Kosovës në Ballkan e më gjerë përmes muzikës së mirëfilltë artistike. Këtë vit “Siparantum” do të debutojë jashtë Kosovës me program recital në Kroaci. Dirigjent permanent i korit është Memli Kelmendi.

Në këtë mbrëmje do të interpretohet edhe vepra premierë e kompoizitores, Dafina Zeqiri Nushi.

Festivali DAM do vazhdojë aktivitetin nga 2 prill në lokacion tjetër, Klubin e Boksit. 

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat