Përcillet Chuck Berry

Muzikë

Përcillet Chuck Berry

Më: 10 prill 2017 Në ora: 19:01
Homazhe për Chuck Berry

Një ceremoni për dhënien e lamtumirës legjendës së “Rock N’ Roll”-it, Chuck Berry është mbajtur në teatrin “Pageant” në Shën Luis të dielën.

Berry, i cili shkallë-shkallë u ngjit në panteonin e pionierëve të “Rock N' Roll”-it, si një nga kitaristët dhe autorët e teksteve më me ndikim, ka krijuar himne që përcaktuan tingullin e një gjenerate të tërë. Ai vdiq në mars në shtëpinë e tij në Misuri, në moshën 90-vjeçare. 

I konsideruar si një nga etërit themelues të “Rock N' Roll”-it, Charles Edward Anderson Berry, ishte i pranishëm në skena që në moshë të hershme, në vitet 1950, dhe u shfaq si kitaristi dhe shkruesi i parë me ngjyrë i këngëve, stili i performimit të të cilit elektrifikonte të rinjtë e të gjitha ngjyrave. 

Hitet e Berry-t, si “Johnny B Goode”, “Roll over Bethoven”, “Sweet Little Sixteen”, përmbanin një kombinim elementësh të bluzit, rokut dhe xhazit dhe u shndërruan në këngët që i rezistuan më shumë kohës.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat