Gorillaz së shpejti me album të ri

Muzikë

Gorillaz së shpejti me album të ri

Më: 12 prill 2017 Në ora: 23:21
Gorillaz

Grupi më i dashur virtual për të gjithë, Gorillaz, së shpejti do të lansojë albumin më të ri të quajtur “Humanz”, për të cilin janë duke punuar tash e një kohë.

Që nga viti 2010 kur është lansuar albumi “The Fall”, ky grup nuk ka lansuar asnjë album tjetër.  Tashmë  në kanalin Youtube janë publikuar disa nga këngët e “Humanz”, dhe është paralajmëruar se do të ketë edhe shumë bashkëpunime me Vince Staples, Jehnny Beth of Savages, DRAM, Danny Brown, Benjamin Clementine, De La Soul e shumë të tjerë.

Grupi britanik i muzikës elektronike,  kanë treguar se do t’i këndojnë të gjitha këngët e albumit më të ri edhe para daljes së tij në treg, në qytetin e  Londrës,  me 28 prill.

Gorillaz ende mbeten tejet të famshëm veçanërisht me këngën e tyre “Feel good Inc”, ku stili dhe performanca e veçantë e kësaj kënge i kanë bërë ata të paharruar tek fansat  e tyre.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat