Morrissey anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Muzikë

Morrissey anulon koncertet për shkak të problemeve shëndetësore

Më: 13 prill 2017 Në ora: 21:43
Morrissey

Morrissey ka anuluar koncertin e tij në San Antonio, Texas, natën e kaluar, për shkak të problemeve shëndetësore.

Sipas NME, artisti, mbajti koncert në Tucson, Arizona, të hënën, por u largua nga skena gjatë këngës “Everday Is Like Sunday”.

“Daily Star Arizona” raporton se këngëtari i tha turmës në fillim të natës: “Unë kam lënë një pjesë të gojës sime në Guadalajara”.

Organizatorët në Sant Antonio dhanë një mesazh në të cilin thuhej: “Kjo shfaqje është anuluar. Pas probleme shëndetësore të Morrissey në Tucson. Me pikëllim të madh njoftojmë se koncerti është anuluar për t’i dëshiruar atij shërim të shpejtë”.

Morrissey anuloi edhe një koncert në Texas në fund të vitit të kaluar, së bashku me disa data të tjera, pasi njëri prej anëtarëve të grupit, pësoi një sëmundje gjatë koncertit në Kolorado.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat