Festivali i Muzikës Choachella, vidhen mbi 100 celularë

Muzikë

Festivali i Muzikës Choachella, vidhen mbi 100 celularë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 09:01
Celularët e vjedhur në Festivalin e Muzikës Choachella

Një person është vënë në pranga pasi akuzohet se ka vjedhur më shumë se 100 celularë në Festivalin e Muzikës Choachella. Sipas Policisë së vendit, thuhet se ai vodhi celularët e njerëzve që ndodheshin aty për të ndjekur koncertin. “Gjatë festivalit disa njerëz kuptuan që nuk kishin telefonat e tyre dhe aktivizuan programin ‘Find my phone’, i cili është i vendosur në celularin e tyre,”-ka deklaruar Departamenti i Policisë në Indo, Kaliforni.

Informacioni që morën nga ai, i drejtoi tek Henao. Ai u ndalua fillimisht nga rojet e sigurimit të koncertit, të cilët e mbajtën deri sa erdhi Policia. 20 celularë iu janë kthyer pronarëve të tyre, ndërsa të tjerët janë dorëzuar në “Lost And Found” dhe do tu dorëzohen personave përkatës sapo ato të bëjnë deklarimin.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat