Janet Jackson album të ri kushtuar mëmësisë

Muzikë

Janet Jackson album të ri kushtuar mëmësisë

Më: 19 prill 2017 Në ora: 21:13
Janet Jackson

Janet Jackson ka vendosur që të nxjerrë një album të ri kushtuar mëmësisë. Këngëtarja është inspiruar për nxjerrjen e albumit nga ardhja në jetë e djalit të saj Eissa. Ajo u bë nënë për herë të parë në moshën 50 vjeçare, në 3 janar.

Ylli i popit dëshiron që të vazhdojë edhe turneun e saj botëror, të cilin e kishte anulluar në prill të vitit të kaluar, pasi dëshironte ta kalonte të gjithë kohën duke i përkushtuar shtatëzanisë së saj.

“Lindja e djalit të saj i ka ngjallur dëshirën për të realizuar një muzikë e cila përcjell mesazhe pozitive dhe ajo dëshiron që këngët e saj të rradhës ti kushtohen jetës, dashurisë dhe amësisë,” – ka thënë një burim për gazetën The Sun. “Ajo planifikon të kthehet përsëri në turneun e saj në Amerikën e Veriut në tetor.”

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat