Nesër nis festivali “Hasi jehon”

Muzikë

Nesër nis festivali “Hasi jehon”

Më: 3 maj 2017 Në ora: 15:05
Hasi jehon

Një ditë para fillimit të festivalit Hasi jehon kryetari i ShKA “Malësori”, (organizatore e festivalit) Haziz Hodaj ka bërë publik programin e tri netëve të edicionit të 28 të Festivalit “Hasi jehon” i cili këtë vit mbahet me 4, 5 dhe 6 maj në fshatin Gjonaj të Hasit.

“Jemi në prag të fillimit të festivalit “Hasi jehon”, për dallim nga vitet tjera, që fillonte me 2 maj, këtë vit fillon me katër maj, të enjten” njoftoi Hodaj.

Sipas Hodajt pjesëmarrja këtë vit do të jetë edhe më e zgjeruar se vitet e kaluara. Marrin pjesë  Shoqëritë Kulturore Artistike që e kultivojnë folklorin burimor nga e gjithë gjeografia shqiptare.

“Festivali Hasi jehon është një ngjarje  tashmë e vlerësuar nga ekspertët dhe nga njerëzit e fushës po edhe nga artdashësit” tha Hodaj i cili më tej shpalosi programin e tri netëve të festivalit duke njoftuar se do të ketë pjesëmarrje nga  Shqipëria, nga pjesa shqiptare e Malit të zi dhe Maqedonia, ndërsa numri më i madh i pjesëmarrësve është nga Kosova.

Gjithashtu si edhe në vitet tjera programet më të kompletuara nderohen me çmimet tradicionale. Këtë vit në juri do të jenë: Dilaver Kryeziu, Sami Piraj dhe Hysen Dida.

Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat